Ermal Onuzi ka firmosur sot dorëheqjen e tij nga posti i kreut të Gardës së Republikës, mëson ekskluzivisht Voxnews.al.
Mësohet se Onuzi ka refuzuar të largohet, por burime për Voxnews.al bëjnë me dije se ministri Brendshëm, Ervin Hoxha, i ka kërkuar atij largimin nga detyra.
Arsyet se përse është larguar nga kreu i Gardës, apo përse ka refuzuar ai ta bëjë një gjë të tillë, janë të paqarta, ndërsa mes Onuzit dhe shefit të sigurisë së kryeministrit – me inicialet F. Z. – ka pasur edhe përplasje.
Detyrën e komandantit të Gardës momentalisht do ta mbajë një nga nëndrejtorët akualë.
Voxnews.al mëson se Onuzi është detyruar të firmosë largmin e tij pa lavdi nga Garda e Republikës ditën e sotme.
Ai u emërua në këtë post vetëm tetë muaj më parë, duke ardhur më herët nga posti si punonjës pranë një kompanie konçesionare ku ishte marrë kryesisht me sigurinë. /voxnews.al