Kushte të paqëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të dielë

Ditën e Diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 24m/s.
Valëzimi ne det i forcës 5-6 ballë.


Shtuar 4.01.2026 08:53