Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë

Kjo verë duket se nuk ka qenë më e mira për motrat Vjollca. Marina pati projekte të suksesshme në televizion, megjithatë këtë periudhë pushimesh nuk e kemi parë të postojë shpesh momente me familjen siç bënte dikur.

Këngëtari, Ghetto Geasy ka ngritur dyshime se mes tyre nuk po shkojnë gjërat shumë mirë, përmes një thënie të Dritëro Agollit të postuar në Instastory të cilën e fshiu shumë shpejt.

“E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë ” mbahu” . Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: ” Më rrahu”, kjo është thënia që reperi ka postuar në llogarinë e tij dhe më pas e ka fshirë.

Nuk dihet sesi po shkojnë gjërat mes tyre, dimë të themi se çdo postim nga tani do të shihet më me kureshtje nga ndjekësit e fansat.


Shtuar 28.08.2024 16:26