“I vetmi kujtim nga politika je ti”, Hati surprizon Grida Dumën: Erdhe për fushatë, na përshëndete e na puthe në ballë

Hati, personazhi i njohur nga rrjetet sociale, ka qenë e ftuara e radhës në Podcastin me Grida Dumën. Modetaroja e njohur u rikthye për një çast pas në kohë, atëherë kur kontaktet me qytetarët i kishte më të shumta, në garën politike kur kandidonte për Bashkinë e Durrësit.

Hati disa vite më parë, së bashku me motrën e saj kishte zënë rreshtin e parë të karrigeve në vendin ku Grida Duma kishte organizuar një takim me qytetarët e Durrësit. Ajo që kujton Hati, është përshëndetja e politikanes dhe një e puthur në ballë.

Kjo u komentua me humor nga Duma, e cila tha se këto futen në rendin e marketingut politik.

Pjesë nga podcasti:

Grida Duma: Si e ke raportin me politikën?

Hati: Shumë keq. Nuk ndjek politikë fare.

Mbaj mend kur ke kandiduar për kryetare bashkie në Durrës. Ke ardhur tek lagjja ime për fushatë. Unë isha e vogël, po luaja me motrën, dhe dikush na tha: ‘Hajdeni, do takojmë Grida Dumën’. Na ulën në rresht të parë, ti erdhe, na përshëndete, madje na puthje në ballë. Këtë kujtim kam nga politika në Shqipëri.

Grida Duma: Edhe për bukuri, është kjo taktika e marketingut politik, normal.


Shtuar 26.10.2025 21:41