“GËZUAR “QUEEN BEY””/ Beyoncé festoi 44-vjetorin me urimet e fansave nga mbarë bota

Beyoncé, ose mbretëreshat e muzikës pop dhe R&B, sic e cilësojnë fansat festoi këtë 4 shtator 44 vjetorin e lindjes!

Urimet kanë ardhur nga mbarë bota, por veçanërisht në Nigeri fansat dhe miqtë e saj kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta nderuar: një festë tradicionale “Oëambe”, e njohur për muzikë, ngjyra dhe atmosferë të gëzueshme.

Në ftesën e shpërndarë për këtë event, këngëtarja shfaqet me një mbulesë koke tradicionale, simbol i kulturës nigeriane.

Për ata që arrijnë të ngjasojnë më shumë me divën, është menduar edhe një çmim simbolik.

Nga një vajzë e thjeshtë në Houston, në një ikonë globale – Beyoncé feston jo vetëm ditëlindjen, por edhe një karrierë që ka frymëzuar miliona njerëz.

Ajo nuk ka harruar kurrë rrënjët, duke mbështetur përmes fondacionit të saj komunitete në SHBA dhe në mbarë botën.

Rruga e saj drejt suksesit nisi me grupin legjendar Destiny’s Child, ndërsa në vitin 2003 hapi krahët si artiste solo, duke u bërë një nga këngëtaret më të mëdha të të gjitha kohërave.

Me performanca spektakolare dhe dhjetëra çmime prestigjioze, ajo ka vulosur historinë e muzikës moderne.

Sipas revistës Forbes, pasuria e Beyoncé-s llogaritet në rreth 780 milionë dollarë. Vetëm turneu i saj i fundit arkëtoi mbi 579 milionë dollarë, ndërsa një tjetër theu rekorde me mbi 400 milionë dollarë fitime dhe më shumë se një milion e gjysmë spektatorë. Përveç muzikës, ajo ka investuar me sukses në modë, teknologji dhe prona, me vlera që kalojnë 200 milionë dollarë.


Shtuar 4.09.2025 14:51