Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një banesë në fshatin Sovjan, në bashkinë Maliq, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit së sotëm.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë dy dhoma të banesës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të lokalizojnë dhe të shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në pjesët e tjera të banesës apo në objekte përreth.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Maliqit ndodhen në terren dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Deri në këto momente nuk dihet nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa po mblidhen prova për të përcaktuar origjinën e flakëve.