Të ndryshuarit e seksit në SHBA kushton mesatarisht 3 milionë dollarë!
I paguan shteti i New York-ut me taksat e taksapaguesve, për të ndryshuar gjininë. Janë programe specifike të cilat ndihmojnë personat. Këtu lind edhe pyetja që kanë konservatorët. Kjo vjen sepse ka 2 faktorë. Është e majta ekstreme, së bashku me, nuk dua të akuzoj askënd, por me interesa të forta financiare. Transgjinorët, po ta shikoni me vëmendje, “LGBTQIA+”, T-ja është për transgjinorë, dhe janë persona që mund të jenë goca që transformohen pra e ndryshojnë seksin nga femra në meshkuj dhe anasjelltas, nga meshkuj bëhen femra. Pra ndërhyjnë në trupin e tyre fizik duke ndryshuar organin seksual.
Këtu ka lindur një problem i madh midis komunitetit tonë të gjerë “LGBQ+”, kundër konservatorëve, kundër nesh. Komuniteti “LGBT” nuk është se ka ndonjë pakënaqësi me transgjinorët, si koncept, një pjesë e komunitetit tonë ku jam dhe unë, mendoj që është tejkaluar çdo masë, se si i jemi qasur shoqërisë. Unë mendoj që shoqatat në të gjithë botën kanë dështuar në mënyrë të suksesshme. Kanë dështuar në misionin e tyre të plotë. Po ta vendosnim në vlerë absolute, shoqatat masivisht, kanë dështuar sepse gjithë aktivizmi i 20 viteve të fundit, u shumëzua me 0 në dy vitet e fundit.
Kemi një SHBA e cila, në Gjykatën Supreme për 10 ditë do të rikonsiderohet martesa gej. Do të vijë për rishqyrtim që do të thotë se në 32 shtetet e SHBA-ve mund të hiqet e drejta e martesës së të njëjtës gjini. Unë si Elton Ilirjani mendoj se ka dy gjini. Pjesa tjetër, janë një grup minimal njerëzish që janë persona intersex. Që kanë një bazë biologjike për të diskutuar nëse këta duhet ta ndryshojnë seksin apo jo. E thënë me fjalë të thjeshta termi “Hermafrodit”.
