Anash

Dita e fundit e Michael Jackson: Truproja i tij hedh dritë mbi akuzat për abuzim dhe zbulon mendimet e tij për atë që vërtet e ‘vrau’ yllin që do të mbushte 66 vjeç sot

Truproja i fundit që Michael Jackson kishet sa ishte gjallë, Bill Whitfield, ka zbuluar torturat e fshehta që ai beson se luajtën një rol të madh në vdekjen e “Mbretit të Popit” në moshën vetëm 50 vjeçare.

Whitfield thotë se Jackson, i cili sot do të mbushte 66 vjeç, ishte bërë “i dobët” në javët para vdekjes së tij në vitin 2009, shkruan The Sun.

Të lidhura

None found

Bill Whitfield, i cili u bë truproja personale e Jackson në dhjetor të vitit 2006, pas lirimit të tij nga akuzat shokuese për abuzim seksual të fëmijëve, tha se kishte lexuar histori për çështjen dhe nuk ishte i qartë në mendjen e tij nëse akuzat mund të ishin të vërteta.

Whitfield tha për The Sun: “Ai ishte shpesh i trishtuar. Gjërat ishin ndryshe; ai sapo kishte dalë nga disa gjyqe. Duke qenë aq afër dhe personal me dikë, po të ishte situata e tillë, do të zbulonte vetveten”.

Bill e konsideronte yllin një “mik shumë të mirë” dhe pa Jackson në disa nga momentet e tij më të brishta. Ai këmbëngul se akuzat nuk kanë peshë dhe thotë: “Kjo nuk është ajo që ai ishte. Asgjë e ngjashme nuk u shfaq për të më bërë të besoj të kundërtën”.

Michael Jackson vdiq nga një mbidozë e medikamenteve, përfshirë propofol dhe lorazepam, dhe vdekja e tij u konsiderua një vrasje. Truproja i përmendi se këto akuza dhe stresi që pasoi ndikuan shumë në shëndetin e yllit, duke thënë: “Ai ishte padyshim nën stres. Dhe stresi vret”.

Whitfield gjithashtu ndau momente nostalgjike që kishte me Jackson, duke përmendur se ylli pëlqente të bënte shëtitje të gjata me makinë në orët e vona të natës për të reflektuar dhe për të gjetur paqe.

Jackson u bë i famshëm që në fëmijëri dhe kaloi katër dekada në qendër të vëmendjes së botës, duke shitur 500 milionë disqe, por më pas u përfshi në polemika me akuzat për abuzim seksual të fëmijëve në vitet 1993 dhe 2005, të cilat ai i përjetoi si shumë stresuese.

Në fund, Whitfield tha: “Unë dua të besoj se ai nuk u largua nga jeta, ai shkoi në një vend më të mirë sepse pushimi që ai kishte nevojë kurrë nuk do ta merrte në këtë jetë”.

 

 

të fundit

Elbasani i merr pikë Teutës, Glen Daja: Rastet më të pastra i krijuam ne

Glen DajaElbasani ia doli të ndalë Teutën kryesuese në javën e 8-të të Abissnet Superiore, e përfunduar 0-0 [...]Read More...

3 minutes ago

OpenAI do të trajnojë modelet më të avancuara pa internet të drejtpërdrejtë

OpenAI ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e internetit të drejtpërdrejtë gjatë trajnimit të modeleve të saj më të…

10 minutes ago

Spasovski: Media teams from North Macedonia held at the border before entering Serbia

Ekipet gazetareske nga Maqedonia e Veriut, të cilat po udhëtonin drejt Beogradit për të raportuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi,…

10 minutes ago

Rajoni Jugperëndimor regjistroi mbi 1.400 shkelje në 10 ditë; 85% e gjobave për tejkalim shpejtësie

Sistemi i Qyteti i Sigurt në Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë hyri në fuqi më 12 tetor dhe vetëm për…

10 minutes ago

Ish-studiuesi i Google DeepMind: AI mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit brenda dekadës së ardhshme

Zhvillimi i pakontrolluar i inteligjencës artificiale mund të përbëjë një rrezik serioz për të ardhmen e njerëzimit. Ish-studiuesi i Google…

10 minutes ago

President Shiroka Pula met with Kosovars in Hungary

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari  takoi bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Hungari,…

11 minutes ago