sport

Sa paguhet truproja e Lionel Messit për ta siguruar argjentinasin

Pas transferimit të Lionel Messit te Inter Miami në Shtetet e Bashkuara në verën e vitit 2023, një audiencë krejt e re tani i ka sytë te njeriu që konsiderohet gjerësisht si futbollisti më i madh në histori.

Tifozët amerikanë, të cilët nuk ishin të njohur me talentet e tij madhështore, tani po e shohin atë nga dora e parë. Diçka tjetër që nuk ka kaluar pa u vënë re në lidhje me lojtarin më të madh të të gjitha kohërave që nga transferimi i tij në Miami është truproja e tij, Yassine Chueko.

Të lidhura

None found

Klipe të ndryshme janë bërë virale në mediat sociale të Chuekos duke ndjekur ish-superyllin e Barcelonës dhe Paris Saint-Germain përreth, me një video të veçantë që e nxjerr në pah atë duke ecur afër vijës së fushës, duke gjurmuar lëvizjet e Messit.

Truproja u përfshi në Inter Miami nga David Beckham sapo Messi iu bashkua klubit, me misionin e tij të vetëm që të mbronte ish-lojtarin e PSG-së në ditët e ndeshjeve. Chueko është gjithmonë në një distancë të afërt me argjentinasin dhe padyshim që e merr punën e tij jashtëzakonisht seriozisht.

Ka kuptim, gjithashtu, dhe është për t’u habitur që shumë klube nuk kanë ndjekur një protokoll të ngjashëm vitet e fundit.

Sipas La Nacion, truproja e re e Messit ka qenë një pjesëtar i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Ai madje shërbeu si një SEAL i Marinës në Afganistan dhe Irak. Nuk ka dyshim se Chueko mund ta përballojë veten pasi truproja ka një sfond në Artet Marciale të Përziera, duke marrë pjesë në luftime të shumta.

Sipas The Sun, paga e Chueko ishte 250,000 dollarë në vit. Megjithatë, nga raportimet e reja, thuhet se ajo mund të jetë më afër pesë milionë eurove. Me punën që ai po bën, kishte gjithmonë një mundësi të madhe që ai të merrte një rrogë shumë të madhe, kështu që nuk do të ishte befasi të shihje shifrën aktuale më afër kësaj të fundit. /Telegrafi/

të fundit

Maliqi: Supreme Court resolved 89.57% of cases in the July–September 2026 quarter

Në mbledhjen e sotme të 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët raportuan para anëtar ve të KGJK-së. Kështu, gjyqtari…

1 second ago

From Paris, Kurti and Rama call on Serbia to recognize Kosovo as a reality

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë dërguar Beogradit të njëjtin mesazh nga Parisi:…

22 seconds ago

Përparim Rama criticizes Bogujevci over Opera project: “So there’s no cultural heritage now?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, për projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit.…

45 seconds ago

H.M., 49 vjeç, ndalohet në Shkup pasi në automjet iu gjetën drogë dhe peshore

MPB Maqedoni njofton se sot (11.11.2026), në orën 02:25, në rrugën "Taki Daskallot", në zonën e Draçevës në Shkup, nëpunës…

5 minutes ago

ESHS: Inflacioni në Maqedoninë e Veriut arriti në 3.3%, transporti u shtrenjtua 9.5% brenda vitit

Kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të rritet, dhe të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave…

5 minutes ago

Urinaret inteligjente po përhapen në Ligën Premier, dehidratimi i lojtarëve zbulohet brenda sekondave

Çdo i katërti klub i Ligës Premier ka instaluar urinare inteligjente në dhomat e zhveshjes. Ato analizojnë urinën e lojtarëve…

6 minutes ago