Bajram Begaj vizitë në Estoni: Linjë direkte Talin-Tiranë! Ndihmon turizmin, rritje e bashkëpunimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi ditën e sotme Estoninë, një prej shteteve baltike më të zhvilluara.

Ai u prit me një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial në Talin nga homologu estonez, Alar Karis.

Presidenti i Republikës, shprehu besimin se kjo vizitë do të rrisë bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, ndërsa njoftoi hapjen e një linje direkte me Tiranës e Talinit.

“Linja direkte shkurton distancën, rrit shkëmbimet ekonomike, turizmin dhe afron më shumë dy popujt”, tha ai.

Veç mundësive për rritjen e turizmit, Begaj, theksoi se ka ende hapësira për rritjen e investimeve estoneze në Shqipëri, si në energji, bujqësi, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në atë kibernetike.


Shtuar 5.09.2024 17:41