Disa sëmundje të trashëguara gjenetikisht mund të identifikohen përmes analizave specifike, duke ndihmuar në diagnostikimin e hershëm dhe menaxhimin më të mirë të tyre.
Ndër më të njohurat janë talasemite. Alfa-talasemia dhe beta-talasemia shfaqen me anemi, ndërsa në format më të rënda mund të sjellin pasoja serioze për jetën. Në rastin e talasemisë maxhore, pacientët kanë nevojë për transfuzione të vazhdueshme gjaku, por me trajtim të duhur mund të jetojnë deri në moshë madhore.
None found
Një tjetër sëmundje është drepanocitoza, e cila ndikon në qarkullimin normal të gjakut, duke shkaktuar dhimbje të forta, rrezik të shtuar për infeksione dhe dëmtime të organeve. Trajtimi i hershëm ndihmon në uljen e komplikacioneve.
Fibroza cistike prek frymëmarrjen dhe tretjen, duke shkaktuar probleme kronike, ndërsa distrofia muskulore Duchenne dobëson muskujt dhe prek kryesisht djemtë, për shkak të lidhjes me kromozomin X.
Sindroma X e brishtë është një ndër shkaqet më të zakonshme të vonesës mendore me origjinë gjenetike, ndërsa sëmundje të rralla si Canavan dhe Tay-Sachs prekin rëndë sistemin nervor dhe shpesh janë fatale në fëmijëri.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e analizave gjenetike, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e hershëm të këtyre sëmundjeve dhe në marrjen e vendimeve të informuara për trajtim dhe planifikim familjar.
Nëse sot kontrolluat gjendjen e llogarisë bankare, rezervuat një fluturim apo porositët ushqime online, ka shumë gjasa që kërkesa juaj…
Arsenali është ndalur me barazim 2-2 në udhëtim te Newcastle United, në kuadër të javës së 11-të të Ligës Premier,…
Nën masa të shtuara sigurie është përcjellë vizita katërditore e Jakup Krasniqit te familja e tij në lagjen Velania të…
Misteri 167-vjeçar mund të marrë fund falë inteligjencës artificiale, matematikanët përballen me një zbulim historik Një matematikan që punon për…
Të rinj nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë në Parlamentin e Shqipërisë, në kuadër të forumit “Foli Shqip”,…
Avni Arifi, së bashku me nënkryetarët e Aleancës, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, kanë marrë pjesë në takimin e degëve…