Vendimi i drejtorit për të evakuuar nxënësit në kohë bëri të mundur shpëtimin e rreth 900 fëmijëve, pak para se përmbytja të përfshinte zonën në Nepal. Mes tyre ishte edhe 16-vjeçarja Yunisha.
Të lidhura
None found
“Unë dhe miqtë e mi shpëtuam në 10 sekondat e fundit”, tha ajo për BBC-në.
Sipas Yunishës, ajo dhe nxënësit e tjerë u larguan me vrap përmes një rruge të ngushtë e të mbuluar nga balta, që ndodhej pas shkollës.
“Në një kohë shumë të shkurtër, gjithçka u fshi nga toka para syve të mi”, rrëfeu 16-vjeçarja.
Yunisha foli për përvojën e saj së bashku me nënën, Sabina Shrestha. Kjo e fundit tregoi ankthin që përjetoi pasi mori vesh për përmbytjen.
“Isha e tmerruar. U përpoqa disa herë të telefonoja vajzën time dhe babanë e saj, por asnjëri prej tyre nuk përgjigjej”, tha Shrestha.
Kur më në fund mundi të komunikonte me Yunishën, nëna përjetoi një lehtësim të parë. Megjithatë, shqetësimi nuk u largua plotësisht, pasi vajza u kthye në shtëpi vetëm tre ditë më vonë.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe e lehtësuar. Zoti e shpëtoi vajzën time”, u shpreh nëna e 16-vjeçares.
