Pas mosrealizimit të transferimit të Franck Kessies, Juventusi po vlerëson mundësinë për të afruar Pape Matar Sarr nga Tottenhami si përforcim për mesfushën.
Të lidhura
None found
Gazetari Sacha Tavolieri raporton se klubi italian ka kontaktuar me londinezët për të diskutuar një marrëveshje huazimi për mesfushorin senegalez.
Paketa e propozuar nga “Bianconerët” mund të përfshijë pagesën e huazimit dhe një opsion për blerjen e kartonit të lojtarit pas përfundimit të sezonit.
Tottenhami është i gatshëm ta shqyrtojë largimin e Sarr, pasi ka shtuar alternativat në repartin e mesfushës me Sandro Tonalin dhe Mateus Fernandes.
Futbollisti 23-vjeçar është i lidhur me klubin londinez deri në vitin 2030. Gjatë sezonit të kaluar, ai luajti 26 ndeshje në Ligën Premier, ku realizoi dy gola dhe regjistroi katër asistime.
Klubi torinez po e analizon me kujdes këtë mundësi, ndërsa Sarr mund të shndërrohet në një alternativë të rëndësishme për Juventusin në sezonin e ri.
