Grida Duma mohon rikthimin në qeveri: Nuk pres ftesa politike, do të hyj vetëm nëse kam çfarë t’i ofroj Shqipërisë

Grida Duma, ka reaguar ndaj zërave të publikuar ditët e fundit në disa portale, sipas të cilave ajo mund të merrte detyrën e zëvendëskryeministres në qeverinë e Edi Ramës.

Në një deklaratë të publikuar në “Instagram”, Duma i ka cilësuar të pavërteta raportimet për rikthimin e saj në politikën aktive dhe për emërimin e mundshëm në një post qeveritar.

Të lidhura

None found

Ajo i ka ironizuar këto aludime, duke thënë se në artikujt e publikuar për të i ishte “caktuar pazari”, i ishte “gjetur sponsori” dhe i ishte përcaktuar edhe pozicioni që do të mbante.

“Ka ca ditë që më përflitet emri se do jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Është një ushtrim durimi”, është shprehur Duma.

Sipas saj, reagimi u bë i nevojshëm kur ajo që e quan “lukunia e thashethemeve” nisi të merrte përmasa më të mëdha.

“Duhet të reagoj atëherë kur lukunia e thashethemeve, në fakt, nuk i jep shans dikujt që duhet të mbajë ngrehur sistemin që duhet reformuar i gjithi, sipas meje. Flini të qetë, nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt, sepse po të doja t’i merrja vendin dikujt tani, në këto momente politike, do të ishte keq për Shqipërinë”, ka deklaruar ajo.

Duma ka folur edhe për mundësinë e një rikthimi në politikën aktive. Ajo ka theksuar se nuk pret të ftohet nga askush dhe se, nëse një ditë do të vendosë të angazhohet sërish, këtë do ta bëjë vetëm nëse beson se ka diçka për t’i ofruar Shqipërisë.

“Nuk më thërret mua njeri në politikë, nuk pres ftesa nga të tjerët. Nëse ndonjë ditë do kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do hyj nga porta ime, nuk do i bie portës së askujt, nuk pres ftesa. Vendimi im për të hyrë në politikë do jetë nëse do kem diçka për t’i ofruar Shqipërisë.

Ka ditë që takohen në Pogradec, Tiranë, ministra, drejtues, deputetë. Mendoj se të gjithë shqiptarët e kanë mendjen te porta e tyre, nëse do dalë tym i bardhë në këtë realitet qeverisjeje me re të zeza, dhe besojnë gabim që shqetësimi shqiptar është ky. Ndërsa këta shqetësohen për postin e karriges së tyre, shqiptarët e kanë një shqetësim të madh: kanë apo jo ende vend në Shqipëri”, ka thënë Duma.

Ajo ka vlerësuar se sfidat e Shqipërisë nuk mund të kapërcehen nga një person i vetëm, pavarësisht rolit apo figurës së tij.

“Ka një besë të madhe për t’u lidhur, në fakt, një besë e njerëzillëkut shqiptar për të folur për çështjet e mëdha të zhvillimit, të cilat nuk lidhen më me njëshin, cili do qoftë ai. Individi, mrekulli e Zotit qoftë ai individ, nuk e bën dot më i vetëm ndryshimin në këtë situatë. Duhet shumë më tepër sesa një individ për të sjellë atë që shqiptarët presin në këto ditë rebelimi, që nuk pranojnë situatën në të cilën është Shqipëria, e cila është krejt jashtë mundësive për ata shqiptarë që e njohin çfarë është Perëndimi”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Grida Duma u ka bërë thirrje politikanëve që të mos fokusohen te emri i saj apo te emrat e mundshëm të qeverisë, por te shqetësimi real i qytetarëve.

“Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë nuk është një emër që vjen nga jashtë. Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë është arsyeja se përse shqiptarët bëjnë akoma pyetjen: ‘A kanë vend në Shqipëri?’, dhe jo emri im”, ka përfunduar Grida Duma.


Shtuar 27.08.2026 14:56

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom