Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës. Tashmë ai ka prekur dhe kafshët ku një qen ka rezultuar pozitiv, pasi e mori sëmundjen nga pronarja e tij.
Yvonne Chow Hau Yee, e cila jeton në Hong Kong me kafshën e saj, ka rezultuar pozitive për virusin.
Përgjatë këtyre javëve ishte deklaruar qartë dhe prerë që koronavirusi nuk infekton e nuk prek qentë, por këto fakte të reja rezultojnë tronditëse dhe aspak pozitive për botën.
Autoritetet thanë se do të vijojnë të kryejnë teste mbi qenin që ka rezultuar i infektuar ndërsa prej tij janë marrë tashmë edhe kampionë të sekrecioneve. Ndryshe nga njerëzit, qeni nuk ka shfaqur asnjë simptomë se mund të jetë prekur nga virusi.