Legjenda e Real Madridit kritikon ashpër Viniciusin: “Askush nuk e dëshiron dhe nuk mori asnjë ofertë

Vinicius Junior e nisi sezonin e ri me Real Madridin mes polemikash, pas paraqitjes në fitoren 2-1 ndaj Espanyolit, që ishte ndeshja e parë zyrtare e sezonit.

Të lidhura

None found

Sulmuesi brazilian, 26-vjeçar, u vu në shënjestër të kritikave për shkak se në disa momente dyshohet se u përpoq të simulonte faulle, duke krijuar tension gjatë takimit.

Ndaj sjelljes së tij ka reaguar edhe Santiago Cañizares, ish-portieri i Real Madridit, i cili nuk i ka kursyer kritikat ndaj futbollistit.

“Gjatë kësaj vere u zhvillua një diskutim. Atij i kishte mbetur vetëm një vit kontratë dhe zgjedhjet ishin të përcaktuara: ose ta shisnin, ose ta mbanin. Çështja ishte të vlerësohej se çfarë sjell loja e tij dhe çfarë dëmton sjellja e tij. Dhe çfarë ndodhi? Në të vërtetë, askush nuk e dëshiron”, deklaroi Cañizares.

Ai shtoi se asnjë skuadër nuk do të kishte dëshirë të kishte në radhët e veta një lojtar të tillë, duke pretenduar se Viniciusi nuk kishte marrë oferta gjatë kësaj periudhe.

“Askush nuk dëshiron një futbollist të tillë në ekip. Nuk besoj se ai mori ndonjë ofertë. Real Madridi u detyrua t’ia rinovonte kontratën, ndoshta sepse asnjë klub nuk e kontaktoi atë ose agjentin e tij”, u shpreh ish-portieri spanjoll.

“Askush nuk dëshiron një lojtar me ato cilësi. Ndoshta do ta merrte ndonjë klub më i vogël… le të themi Newcastle. Sa herë flas për Viniciusin, më rritet tensioni i gjakut”, shtoi ai.

Pavarësisht vërejtjeve për sjelljen e tij, braziliani pati një sezon të suksesshëm në aspektin statistikor me Real Madridin. Gjatë sezonit të kaluar, ai shënoi 22 gola dhe regjistroi 14 asistime në 53 paraqitje.

Transfermarkt e vlerëson kartonin e Viniciusit rreth 140 milionë euro. Sulmuesi ka rinovuar së fundmi marrëveshjen me Real Madridin, duke u lidhur me klubin madrilen deri në vitin 2032.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetMarsbahisligobetcasibomHoliganbetcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş