Çfarë ndodh me paraburgimin e Thaçit nëse merr pafajësi?

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë do të bëjë publik aktgjykimin për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Të lidhura

None found

Procesi për akuzat që lidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat pretendohet se janë kryer gjatë luftës në Kosovë dhe menjëherë pas përfundimit të saj, është zhvilluar për tri vjet pranë institucionit që zyrtarisht njihet si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës. Për secilin nga katër të akuzuarit, Prokuroria ka kërkuar dënim prej 45 vjetësh burgim.

Ende nuk dihet se cili do të jetë përfundimi i këtij gjykimi. Megjithatë, në të njëjtën gjykatë, ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po zhvillohet njëkohësisht një çështje tjetër gjyqësore për pengim të drejtësisë.

Pikërisht procesi i dytë hap dilemën nëse Thaçi do të dilte menjëherë nga paraburgimi në rast se shpallet i pafajshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Rregullorja e Procedurës dhe Provave e Gjykatës Speciale përcakton se një i akuzuar që mbahet në paraburgim duhet të lirohet menjëherë pas shpalljes së pafajësisë. Përjashtim bëhet kur personi mbahet ligjërisht në paraburgim ose është duke vuajtur një dënim për vepra penale të tjera, të ndryshme nga ato për të cilat është liruar nga akuzat.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, i tha Radios Evropa e Lirë se paraburgimi i Thaçit është urdhëruar nga dy autoritete të ndryshme: nga Trupi Gjykues në procesin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si dhe nga gjyqtari i vetëm që trajton çështjen e veçantë për pengim të drejtësisë.

Sipas Doyle, nëse Thaçi merr pafajësi në gjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, vendimi nëse ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim do t’i takojë gjyqtarit të vetëm që po shqyrton rastin për pengim të drejtësisë.

Arsyeshmëria dhe justifikimi i vazhdimit të paraburgimit duhet të rivlerësohen nga gjyqtari i vetëm çdo dy muaj. Doyle sqaroi gjithashtu se kjo çështje mund të merret në shqyrtim edhe me kërkesën e të akuzuarit, nëse rrethanat kanë ndryshuar.

Më 31 korrik, gjyqtari i vetëm nxori vendimin e dhjetë radhazi për vazhdimin e paraburgimit. Në vlerësimin e tij, vazhdon të ekzistojë rreziku që Thaçi të ndërhyjë në procedura ose të kryejë vepra të tjera penale.

Po në atë vendim u përcaktuan edhe afatet për shqyrtimin e ardhshëm të masës. Thaçi ka të drejtë t’i dorëzojë parashtresat deri më 7 shtator. Nëse nuk e shfrytëzon këtë mundësi, Prokuroria duhet ta paraqesë qëndrimin e saj deri më 14 shtator, ndërsa afati i Thaçit për t’u përgjigjur përfundon më 21 shtator.

Thaçi mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kur u arrestua mbi bazën e akuzave për krime lufte. Që prej asaj kohe, të gjitha kërkesat e mbrojtjes për lirimin e tij nga paraburgimi janë rrëzuar. Gjykata ka refuzuar edhe ofertën për dorëzani prej 50 mijë eurosh, të shoqëruar me disa kushte që Thaçi ishte zotuar t’i respektonte në këmbim të lirimit.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza pretendon se ata bënin pjesë në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, që synonte sigurimin e kontrollit duke përdorur dhunën dhe frikësimin kundër kundërshtarëve. Në mesin e viktimave përmenden serbë, romë dhe shqiptarë që nuk e mbështesnin UÇK-në. Dyshohet se të paktën 102 persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 20 vazhdojnë të jenë të zhdukur. Prokuroria i vlerëson të akuzuarit si përgjegjës edhe për veprat e kryera nga vartësit e tyre.

Thaçi, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e kryeministrit të Kosovës, i ka përshkruar pretendimet e aktakuzës si “krejtësisht të pavërteta, absurde dhe thellësisht fyese”.

Në favor të mbrojtjes dëshmuan disa personalitete të njohura të diplomacisë dhe sigurisë perëndimore gjatë periudhës së luftës. Mes tyre ishin ish-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-komandanti i NATO-s për Evropën, Wesley Clark.

Në dëshmitë e tyre, ata thanë se UÇK-ja nuk vepronte si një organizatë e centralizuar dhe se ndikimi e kontrolli i të akuzuarve ishin më të kufizuara sesa paraqiten në aktakuzë.

Shqyrtimi gjyqësor i kësaj çështjeje përfundoi në shkurt të këtij viti. Të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim prej gati gjashtë vjetësh.

Ndërsa ky proces ishte ende duke vazhduar, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ngriti më 2024 akuza për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit dhe katër personave të tjerë. Të akuzuarit e tjerë janë ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi; ish-drejtuesi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj; ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj; dhe Fadil Fazliu.

Sipas këtyre akuzave, gjatë periudhës nga prilli deri në nëntor 2023, ata kishin ndikuar në dëshmitë e personave të thirrur nga prokurorët në procesin për krime lufte kundër Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Në këtë rast, Thaçi përballet me tri akuza për tentativë për pengimin e personave zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi. Ai ngarkohet gjithashtu me katër akuza për cenim të fshehtësisë së procedurës dhe me katër akuza të tjera për mosbindje ndaj gjykatës.

Të gjithë personat e tjerë të akuzuar për pengim të drejtësisë, me përjashtim të Thaçit, po e zhvillojnë mbrojtjen e tyre në liri.

Edhe ky proces është pranë përfundimit, pasi deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të paraqiten më 10, 11 dhe 14 shtator.

Gjykata Speciale u krijua nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015. Ajo është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionon në Holandë me staf ndërkombëtar.

Mandati i saj përfshin hetimin e krimeve të pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë, për periudhën nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Në Kosovë, procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së është kundërshtuar, pasi është konsideruar një gjykim i njëanshëm që nuk trajton krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.

Kundër gjykimit të ish-eprorëve të UÇK-së janë organizuar protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe qytete të tjera, të shoqëruara me kërkesa për drejtësi.

Gjykata tashmë ka nxjerrë disa vendime dënuese, si në çështjet për krime lufte, ashtu edhe në ato që lidhen me pengimin e drejtësisë. / REL


Shtuar 21.08.2026 12:04

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet