Një 25-vjeçare A. D., e cila pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit nga zjarri që përfshiu dy ditë më parë hotelin “Brooklyn” në Vlorë, është nisur drejt Turqisë për mjekim të specializuar.
E reja po qëndronte në hotel për pushime kur ndodhi ngjarja.
Të lidhura
None found
Pacientja ishte nën kujdesin e ekipeve të terapisë intensive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përmbylljes së të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative, ajo do ta vazhdojë trajtimin e specializuar në një spital turk.
Flakët përfshinë hotelin “Brooklyn”, në zonën e Lungomares në Vlorë, gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.
Policia dyshon se zjarri u shkaktua nga djegia e prizës së një frigoriferi në restorantin e hotelit, për t’u përhapur më pas në pjesë të tjera të godinës. Nga ngjarja u plagosën 6 pushues, 5 prej të cilëve nga Kosova dhe një nga Rrësheni.
