Banorët e Divjakës janë mbledhur në shesh për të 18-ën ditë radhazi, duke kundërshtuar projektin e reformës që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre me atë të Lushnjes. Protestuesit deklarojnë se do ta vijojnë tubimin çdo mbrëmje, pavarësisht përpjekjeve që, sipas tyre, synojnë ta shuajnë protestën.
Kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: institucioni i bashkisë të mos largohet nga Divjaka. Sipas banorëve, një vendim i tillë jo vetëm do t’i largonte shërbimet, por do të cenonte edhe identitetin e Divjakës.
Të lidhura
None found
Mbrëmjen e së hënës, protestuesit i bënë thirrje kryetarit të bashkisë dhe punonjësve të administratës që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se ata kanë marrë votat e qytetarëve për t’u shërbyer.
