Pas dhjetë vitesh, Instagram prezanton identitetin e ri të markës

Të enjten, platforma Instagram zbuloi një font të ri për emrin e saj, duke braktisur versionin tipografik që kishte shoqëruar markën për një periudhë gati dhjetëvjeçare.

Të lidhura

None found

Vetë Adam Mosseri, kreu i Instagram, e bëri të ditur lajmin përmes postimeve në Instagram dhe Threads. Ai e cilësoi linjën e re grafike si “më të qartë e më bashkëkohore”, duke theksuar se ajo ruan lidhjen me trashëgiminë vizuale dhe një frymë minimaliste.

Tipografia e përditësuar spikat me linja më të lakuara dhe të theksuara në germa të caktuara, veçanërisht tek “s”, “r” dhe “g”. Ky ndryshim u prit me opinione të ndara nga komuniteti: një pjesë e vlerësoi si hap pozitiv, ndërsa të tjerë shprehën pakënaqësi.

Një pjesë e reagimeve në rrjete sociale ironizonin me faktin se germa “r” e re duket sikur e shndërron emrin në “Instagzam”. Pavarësisht ndryshimit grafik, emri i platformës vazhdon të jetë lehtësisht i dallueshëm për publikun e gjerë.

Ridizajnimi i fundit rrënjësor i Instagram daton në vitin 2016, kur ikona klasike e kamerës ngjyrë kafe i la vendin ikonës aktuale të aplikacionit me gradient rozë, e cila është ende në përdorim.

Kompania mëmë Meta nuk ka kthyer ende përgjigje lidhur me kërkesat për të komentuar mbi këtë ridizajnim apo mbi planet për ndryshime të tjera vizuale në të ardhmen, përfshirë mundësinë e një ikone të re për aplikacionin.

Image


Shtuar 14.08.2026 19:50

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetgit girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom