Barcelona gati të lejojë transferimin e Ferran Torres te PSG, cakton shifrën për sulmuesin

Barcelona ka ndërmend të fillojë bisedimet me Paris Saint-Germain për kalimin e mundshëm të Ferran Torres, ndërsa e ardhmja e sulmuesit spanjoll duket gjithnjë e më e distancuar nga Camp Nou.

Të lidhura

None found

Burime nga “Diario Sport” raportojnë se katalanasit kanë fiksuar një çmim minimal prej 65 milionë eurosh për të liruar lojtarin.

Kjo shumë konsiderohet e drejtë nga ana e klubit spanjoll, sidomos pas paraqitjeve mbresëlënëse që Torres ka bërë me fanellën e Spanjës gjatë Kupës së Botës 2026.

Në Barcelonë janë të ndërgjegjshëm se 25-vjeçari tashmë ka gjetur akordin mbi kushtet vetjake me PSG-në, prandaj edhe e shohin largimin e tij si një skenar të besueshëm.

Duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon në fund të qershorit 2027, drejtuesit e klubit preferojnë ta shfrytëzojnë këtë moment për të siguruar të ardhura nga shitja e tij.

Megjithatë, kampionët francezë nuk janë të gatshëm të plotësojnë kërkesën fillestare të Barcelonës. Sipas raportimeve, PSG planifikon të vërë në tavolinë një ofertë të konsiderueshme që synon të nisë zyrtarisht negocimin dhe të zvogëlojë diferencën mes dy palëve.

Në Paris besojnë se një propozim rreth 55 milionë euro, i shoqëruar me bonuse, mund të mjaftonte për të bindur Barcelonën që të pranojë transferimin e sulmuesit.

Gjatë sezonit të fundit, Torres regjistroi 20 gola në të gjitha kompeticionet, duke vërtetuar se mund të jetë një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv të çdo ekipi.


Shtuar 10.08.2026 11:29

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomgoldenbahis girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio