Juventusi i kërkoi Barcelonës kohë për të përfunduar shitjen e Aaron Ramsey dhe më pas të përfundonte kthimin e Miralem Pjanic në Torino dhe te Allegri.
Uellsiani do të ishte afër kthimit në Premier League, me Wolverhampton dhe Tottenham në garë për blerjen.
enjëherë më pas dyert e kthimit në Itali do të hapeshin për boshnjakun, një blerje që do të kishte firmën e trajnerit të Juventusit.
Mesfushori gjithashtu do të pranonte një shkurtim të majmë të pagës në mënyrë që të kthehej, në huazim me një mundësi për ta zgjatur atë.
Sipas Sport, gjithçka sugjeron që në fund kthimi i Pjanic do të jetë i suksesshëm, pavarësisht se agjenti i lojtarit gjithashtu flet me Romën dhe Interin.