GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vrasjen e Renis Dobrës, kundërshtojnë avokatët mbrojtës të vëllezërve Bushgjokaj: Nuk ka elemente të rrëmbimit

Gjykata e Posaçme, ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve ndaj Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj, si dhe Petrit Çakrit, të akuzuar për vrasjen e të riut Renis Dobra.

Prokuroria argumentoi se hetimet duhet të vijojnë deri në muajin tetor, pasi mbeten për t’u kryer disa veprime të rëndësishme proceduriale.

Të lidhura

None found

Sipas SPAK, është i nevojshëm përfundimi i ekspertimit të telefonave celularë, si dhe kryerja e mbivendosjeve të gjurmëve papilare, të cilat konsiderohen të rëndësishme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kërkesa u kundërshtua nga avokati Erjon Kullolli, mbrojtësi ligjor i Fation Bushgjokajt. Ai pretendoi se SPAK ka pasur mundësinë objektive për të kryer këto veprime hetimore brenda afateve të deritanishme dhe se nuk ka arsye për shtyrjen e mëtejshme të hetimeve.

Sipas avokatit, deri në këtë fazë të procesit, Prokuroria e Posaçme nuk ka arritur të provojë elementët e veprës penale të “rrëmbimit”, si dhe nuk ka argumentuar se kjo vepër është kryer në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm të një grupi të strukturuar kriminal.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit. Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.

Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.


Shtuar 14.07.2026 11:24

MatbetGalabetEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş