Edhe këtë pasdite, kryeministri Edi Rama ka vazhduar me sulmet ndaj protestuesve, të cilët prej më shumë se një muaji mblidhen çdo mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar largimin e tij.
Në një reagim të publikuar në X, Rama i quajti protestuesit “korja e zezë e dështakëzemërakëve të Bulevardit”, duke ritheksuar se sipas tij pas këtyre protestave qëndrojnë interesa të caktuara.
Të lidhura
None found
Këto deklarata të kreut të qeverisë vijnë teksa protestat qytetare kanë hyrë në ditën e 33-të. Organizatorët shprehen se pakënaqësia lidhet me korrupsionin, mënyrën e qeverisjes, premtimet e pambajtura dhe situatën ekonomike në vend.
Pavarësisht gjuhës së përdorur nga Rama, protestuesit kanë njoftuar se mobilizimi do të vijojë, me kërkesën për dorëheqjen e tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Në reagimin e tij, Rama u shpreh: “Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit.”
