Fetoshi: Qëndrimi i Vuçiqit për Radoiçiqin përbën pranim politik të sulmit në Banjskë

Arben Fetoshi, drejtor i Institutit “Octopus”, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Milan Radoiçiqin, duke e cilësuar atë si një pranim politik të sulmit të armatosur në Banjskë dhe si provë të mbështetjes institucionale të Serbisë për autorët e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Fetoshi theksoi se pohimi i Vuçiqit, se Radoiçiq “po kërkohet për shkak të Kosovës e Metohisë, e jo për shkak të krimit”, sipas tij nuk lë vend për interpretim tjetër, përveçse si legjitimim i operacionit të zhvilluar më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Të lidhura

None found

Sipas Fetoshit, me këtë deklarim presidenti i Serbisë e portretizon ish-nënkryetarin e Listës Serbe jo si një të dyshuar për vepra penale, por si një “patriot” që ka vepruar në shërbim të interesave kombëtare të Serbisë.

Ai argumenton më tej se nga kjo deklaratë kuptohet se arsenali i armëve, municioni, pajisjet ushtarake dhe grupi i armatosur i përfshirë në sulmin e Banjskës nuk paraqiten si pjesë të një krimi, por si instrumente për arritjen e një objektivi politik.

Fetoshi shton se kjo pasqyron atë që në komunikimin strategjik njihet si “përgjegjësi e deleguar”, kur shteti nuk e pranon zyrtarisht autorësinë e një veprimi, por, sipas tij, u siguron mbrojtje institucionale autorëve.

Në reagimin e tij, ai përmend gjithashtu akuzat që rëndojnë ndaj Milan Radoiçiqit në Kosovë për sulm kundër rendit kushtetues, financim të terrorizmit dhe pastrim parash, si edhe urdhër-arrestin për krime lufte në Gjakovë. Po ashtu, ai rikujton se Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq kanë qenë edhe më parë nën hetim në Serbi për kontrabandë dhe krim të organizuar.

Në fund, drejtori i Institutit “Octopus” vlerëson se deklarata e Vuçiqit, sipas tij, e konfirmon lidhjen e shtetit serb me strukturat kriminale në kuadër të strategjisë ndaj Kosovës dhe e cilëson këtë si një kërcënim të pandërprerë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.


Shtuar 2.07.2026 20:26

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobet