Shumë komunitete të shkatërruara nga përmbytjet në një pjesë të Europës Perëndimore po pyesin si gjithça shkoi kaq keq dhe kaq shpejt, kur Europa ka një sistem paralajmërues që lëshon alarme të rregullta një ditë para se të ketë përmbytje.
Të paktën 200 njerëz humbën jetën në Gjermani dhe Belgjikë nga përmbytjet që erdhën shpejt dhe me forcë. Shërbimi i Emergjencave të Kopernikut tha se, ka dërguar më shumë se 25 paralajmërime për rajone të veçanta që kanë lumenj afër, në ditët para përmbytjes, përmes Sistemit Evropian të Ndërgjegjësimit nga Përmbytjet (EFAS).
Por si duket këto paralajmërime kanë shkuar në vesh të shurdhët dhe nuk janë marrë parasysh. Tani po ngrihen pyetje nëse zinxhiri i komunikimit nga niveli i Europës Qendrore në rajone po funksionon, informon albeu.com.
“Kishte qartë një prishje të zinxhirit të komunikimit, e cila në disa raste ka kushtuar jetë njerëzisht”, tha Jeff Da Costa, një studiues për hidrometeorologji në Universitetin e Reading në Mbretërinë e Bashkuar.
Da Costa tha se, përvojat e javës së kaluar tregojnë se shpesh ka një hendek midis çështjeve të paralajmërimeve të motit për shkencëtarët dhe veprimeve të ndërmarra në të vërtetë nga njerëzit e ngarkuar për këtë.
Disa nga paralajmërimet, përfshirë në Luksemburg, ishin lëshuar vetëm pasi përmbytja kishte goditur, tha ai.
Në Gjermani, me afrimin e zgjedhjeve, çështja e përmbytjes është politizuar dhe zyrtarët po heqin fajin mbi veten sa kanë mundësi.
Leksione nga Holanda
Nëse në Gjermani dhe Belgjikë situata është e rënduar, në Holandë pamja është krejt ndryshe. Holanda po ashtu përjetoi reshje ekstreme shiu, megjithëse jo sa në Gjermani e Belgjikë, dhe nuk shpëtoi pa dëme. Por qytetet e saj nuk u zhytën plotësisht dhe asnjë person nuk ka vdekur. Zyrtarët ishin të përgatitur dhe ishin në gjendje të komunikonin me njerëzit shpejt, tha profesor Jeroen Aerts, shef i departamentit të rrezikut të ujit dhe klimës në Universitetin Vrije në Amsterdam.
Holanda ka një histori të gjatë të menaxhimit të ujit dhe suksesi i tyre përballë kësaj katastrofe mund t’i ofrojë botës një plan si të trajtojë përmbytjet, veçanërisht pasi ndryshimi i klimës pritet t’i bëjë më të zakonshme ngjarjet ekstreme të motit.
Njerëzit ndërtojnë mbrojtje nga përmbytja duke përdorur thasë me rërë pas shirave të mëdha. Vendi ka luftuar me detin dhe lumenjtë e fryrë për gati një mijëvjeçar. Tri lumenj të mëdhenj evropianë, Rhine, Meuse dhe Scheldt, kanë deltat e tyre në Holandë, dhe pjesa më të madhe të tokës së saj është nën nivelin e detit.
Infrastruktura e saj e administrimit të ujit është ndër më të mirat në botë, që përfshin mure gjigante me krahë të lëvizshëm me madhësinë e dy fushave të futbollit, duna bregdetare që përforcohen me rreth 12 milion metra kub rërë në vit, dhe gjëra të vogla, si pritat, zgjerimi i brigjeve të lumenje ose thellim i shtratit të tyre.
Forca qëndron kryesisht në organizim. Infrastruktura e vendit menaxhohet nga një degë e qeverisë kushtuar vetëm ujit, Drejtoria e Përgjithshme për Punët Publike dhe Menaxhimin e Ujit, e cila kujdeset për rreth 1,500 kilometra mbrojtje të bëra nga njeriu.
Problemet e ujit të vendit menaxhohen nga një rrjet organesh të zgjedhura në vend, funksioni i vetëm i të cilëve është të kujdesen për të gjitha gjërat e ujit, nga përmbytja te uji i ndotur./Përshtati Enkeleda Bodini-albeu.com
*Marrë me shkurtime nga CNN