Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër korrupsionit dhe, siç u shpreh ai, kundër një qeverie të korruptuar.
Sipas tij, sot zhvillohet protesta e 27 kundër Ramës, ndërsa qytetarët i kanë kërkuar edhe SPAK-ut të vendosë drejtësi. Kola shtoi se nesër në Tiranë do të mbërrijnë 5 europarlamentarë në mbështetje të protestës.
Të lidhura
None found
“Nëse ju vazhdoni me procedime, me kërcënime e shantazhime, ne në e mbajmë popullit që t’ju vijë te shtëpia. Ne kemi thënë që protesta do jetë paqësore. Por ju pasi nuk ju eci asnjë nga tentativat, po tentoni përmes gjoba, siç i vendosët mërgatës150 euro. Polici e turpit. Thirrje për SPAK të veprojë sa më shpejt ndaj këtyre që vendosin gjoba. SPAK vepro sa më shpejt të arrestosh këta banditë . Kërkojmë bashkëpunimin e drejtësisë që populli të mos përshkallëzojë protestën. Nesër do jetë protesta kombëtare dhe ftojmë çdo shqiptar të jetë këtu”, tha ai.
