Ambasadori i Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier, u prit në takim nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në këtë takim u trajtuan prioritetet e sektorit të shëndetësisë, duke u ndalur veçanërisht te mundësitë për bashkëpunim në këtë fushë.
Të lidhura
None found
Vitia shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika ka dhënë, ndërsa theksoi edhe rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit për forcimin e sistemit shëndetësor dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Nga ana e tij, ambasadori Cuvelier shprehu gatishmërinë për të përkrahur nismat që ndihmojnë zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë.
