Besëlidhja ka bërë zyrtare afrimin e Jesus Manuel Zabala Guillin, i cili bëhet futbollisti më i ri i skuadrës lezhjane për sezonin në Kategorinë e Parë.
Mbrojtësi i majtë i krahut ka vendosur t’i japë fund eksperiencës së tij me Tërbunin, për të vijuar karrierën me Besëlidhjen.
Të lidhura
None found
Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, klubi njofton: “Jesus Manuel Zabala Guillin është zyrtarizimi i fundit për klubin tonë. Kolumbiani Zabala luan në repartin difensiv”.
25-vjeçari nga Kolumbia, përpara se të transferohej në Shqipëri, ka luajtur në vendin e tij. Gjatë karrierës ai është aktivizuar me skuadra si Atletico Nacional, Fortaleza dhe Llaneros FC.
