Haiti është përfaqësuesja e parë që i jep fund zyrtarisht rrugëtimit në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht 3-0 nga Brazili në Philadelphia.
Me këtë rezultat, skuadra nga Karaibet, që po luan në Botëror për herë të parë që prej vitit 1974, regjistroi humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve dhe nuk arriti të përballojë nivelin e brazilianëve.
Të lidhura
None found
Brazilianët, të udhëhequr nga Carlo Ancelotti, kontrolluan ndeshjen thuajse në tërësi dhe morën tri pikë me shumë pak vështirësi.
Matheus Cunha ishte protagonisti kryesor i takimit, duke shënuar dy herë për Brazilin, ndërsa në mesin e golashënuesve u fut edhe Vinicius Junior.
Edhe pse u përpoq gjatë gjithë ndeshjes, Haiti e pati shumë të vështirë të ndërtonte raste të pastra për gol përballë një prej pretendentëve më të mëdhenj për ta fituar turneun.
Pas dy ndeshjeve të para pa asnjë pikë dhe me dy disfata, Haiti nuk ka më asnjë shans matematikor për të kaluar në fazën e eliminimit direkt, duke u bërë kështu kombëtarja e parë që eliminohet nga Botërori i zgjeruar me 48 ekipe.
Nga ana tjetër, Brazili e ka konsoliduar pozitën në grupin C dhe tashmë është shumë afër kualifikimit në fazën e ardhshme të garës.
