Zjarri në kompleksin “Kika 1” ku u asfiksua edhe një person, arrestohen 2 vajza në Tiranë

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga dy vajza të reja, pasi në banesën të cilën ato e kishin marrë me qira një ditë më parë ra zjarr. Për pasojë i asfiksuar nga tymi mbeti komshiu i tyre.

Policia thotë se në pranga u vunë dy 25-vjeçare, të cilat akuzohen për rënie të zjarrit nga pakujdesia.

Të lidhura

None found

Nga flakët u dëmtua banesa e tyre, por edhe banesat e fqinjëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet ne njoftimin e policisë.