Klodian Allajbeu merr një goditje edhe nga Novo Nordisk, prodhuesi farmaceutik i heq të drejtën e tregtimin të barnave

Kompania Novo Nordisk, një kompani globale e kujdesit shëndetësor me seli në Danimarkë, prodhues i barnave për sëmundje kronike serioze, sidomos diabetin dhe obezitetin, si edhe disa fusha të tjera si hemofilia dhe terapitë hormonale, i ka revokuar sot të drejtën distribuimit të barnave kompanisë Pharma One, në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu.

Revokimi i të drejtës së tregtimit ka ardhur si rezultat i politikave të “compliance” të Novi Nordisk, pas hetimeve të SPAK dhe kontrolleve të ushtruara në kompanitë e Klodia Allajbeut por edhe zhurmës mediatike të bërë në adresë të tij.

Sipas dokumenteve te publikuara nga AKBPM (Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore), Novo Nordisk në Shqipëri kishte distributor kompanine Pharma One, qe shiste në tregun shqipyarë insulinat si NovoRapid, NovoMix 30 FlexPen, Levemir FlexPen, Tresiba FlexTouch, si dhe Ozempic (semaglutide), Rybelsus (semaglutide) Wegovy (semaglutide), etj.

Vlera totale e importit të barnave të Novo Nordisk për vitin e kaluar në Shqipëri ka kaluar shifrën prej 7 milion eurove.

PHARMA ONE sh.p.k. është një kompani farmaceutike në Shqipëri e themeluar ne vitin 1998 dhe e fokusuar në distribuimin e barnave dhe produkteve shëndetësore, perfaqesuese e kompanive farmaceutike me te medha evropiane, me rreth 4500 produke dhe me 25% te pjesemarrjes ne treg.


Shtuar 3.03.2026 00:53

Posted in vl