Një studim nga “Happines Index Around the World” ka nxjerrë në pah se cilat janë vendet që kanë njerëzit më të lumtur të botës.
Nëse shihni renditjen e vendeve ku njerëzit janë më të lumtur, do të vini re se lumturia lidhet me një sërë faktorësh, që nga klima, zhvillimi ekonomik i vendit, pasuria apo varfëria në atë vend etj.
Në bazë të renditjes, rezulton se vendi me njerëzit më të lumtur është Kosta Rika, më pas Vietnami, Kolumbia, Beliza, El Salvadori, Xhamaika, Panamaja, Nikaragua, Venezuela dhe Guatemala.
Në indeks të lartë lumturie qëndrojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, ndërsa me indeks më të ulët janë shtetet e Afrikës./albeu.com/