Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, u bë protagonist me Leccen në ndeshjen me Udinesen teksa shënoi një supegol me goditje dënimi, një gol që për fat të keq nuk i shërbeu skuadrës së tij që e humbi këtë përballje 3-2.
Berisha foli për DAZN për rezultatin e kësaj ndeshjeje, duke mos e fshehur keqardhjen e tij.
“Rezultati na lë një shije të hidhur, besuam deri në fund dhe donim të qëndronim në ndeshje deri në minutën e fundit. Përsa i përket golit, në goditjet e dënimit, trajneri më kërkon gjithmonë të marr iniciativën”,-u shpreh Medon Berisha
Medon Berisha, më pas shprehu vendosmërinë e tij për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Lecces, ndërkohë që foli edhe për paraqitjet e futbollistëve që u aktivizuan si zëvendësues në përballjen me Udinesen.
“Duhet të hyjmë me të njëjtin shpirt luftarak. Mund ta përballojmë çdo skuadër nëse luajmë me këtë qëndrim’-vijoi Medon Berisha-Po, grupi është i bashkuar. Ata që hynë, si N’Dri dhe Banda, na ndihmuan shumë dhe bënë mirë. Duhet të bazohemi nga pjesa e dytë dhe nga ajo që treguam aty”.
Vlen të theksojmë se Medon berisha u vlerësua me një notë të lartë, 8.1 nga portali i specializuar i statistikave ‘Sofa Score’.
