Mbremjen e djeshme, shtetasi Isuf Jaçaj, 58-vjeç, u ekzekutua në lagjen nr. 3 të Sarandës.
Jaçaj, i cili u ekzekutua nga shpërthimi i një tritoli, në automjetin e tij në qytetin e Sarandës, do të përcillet sot në orën 15:00 në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Sarandës.
Ai është babai i 31-vjeçarit Klaus Jaçaj. cili ndodhet në burg për plagosjen e dyfishtë më 17 korrik.
58-vjeçari humbi jetën për shkak të dëmtimeve të rënda, që pësoi prej shpërthimit të fuqishëm.