Këtë të hënë, një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat me 3 të plagosur rëndë, ku një makinë u përplas me një kamion.
Sipas informacioneve, raportohet se nga aksidenti 1 person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Bëhet fjalë për shtetasit Mateo Luli, Laura luli, Hilmi Shkrelaj, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë, personi i cili ka humbur jetën është identifikuar si Altin Lulo, i cili ndodhet i bllokuar brenda automjetit.
Ndërsa dy të plagosurit e tjerë po marrin mjekim në spitalin e Shkodrës dhe po ashtu ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.