Kupa e Botës për Klube shënoi herën e parë që u përdor një rregull i ri futbolli i njohur si “tetë sekonda”.
Konkretisht, në ndeshjen e Mamelodi Sundowns kundër Ulsan, portieri i ekipit afrikan Ronëen Williams e mbajti topin për më shumë se ky afat kohor në minutën e 83-të.
Gjyqtari i ndeshjes, Clement Turpin, e ndaloi ndeshjen dhe të gjithë e shikuan me habi se çfarë po ndodhte.
Turpin sinjalizoi numrin tetë me duar dhe, sipas rregullave të reja, akordoi një goditje nga këndi për ekipin e Koresë së Jugut, të cilën mund ta shihni në videon e përfshirë në tekst.
Ndryshe, Mamelodi përfundimisht fitoi 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Iqraam Rayners në minutën e 36-të të ndeshjes.
¡LA REGLA DE LOS 8 SEGUNDOS SE APLICA POR PRIMERA VEZ EN EL MUNDIAL DE CLUBES! ⏱️
El portero tardó en sacar y Turpin, siguiendo el reglamento, lo sancionó con córner en contra 👀@FIFACWC | Todos los partidos gratis en https://t.co/yWCWbevPop #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/pH0ODfPP7m
— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) June 18, 2025