Ditën e sotme është arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi për korrupsion. Kanë qenë përgjimet e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që çuan në pranga prokurorin, i cili është përfshirë në korrupsion.
SPAK përmes përgjimeve ka arritur të provojë se Karriqi ka marrë 2,000 euro rryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur.
Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga e edhe Isuf Gega, Sekretar në prokurorinë e Kavajës, ndërkohë që është përcaktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg” për 2 të tjerë.
Karriqi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Kujtojmë se Karriqi ka qenë edhe prokuror për çështjen e këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës.
Mësohet se ka qënë ai që ka këmbngulur për të hequr veprën penale “trafik armësh” pas kapjes së këngëtares me 2 armë në pikën kufitare të Morinës./albeu.com