VENDIMI I ZBARDHUR/ Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, si një grup i strukturuar kriminal

Në vendimin 114 faqesh të Apelit të GJKKO-së dhe gjyqtarit Engert Pëllumbi të datës 13 Mars, nënvizohet se, bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal.

Sipas Apelit të GJKKO-së përmbushen kriteret e pluralitetit të personave, kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë).

Në vendimin e Apelit të GJKKO-së theksohet se; “pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”.

Kështu Gjykata i kalon “topin” prokurorëve të SPAK-ut, të cilët kanë kërkuar vetëm përgjimet, ku në bazë të fakteve dhe provave të grumbulluara për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, dhe biznesmenin Elman Abule vëren se bashkëpunimi mes këtyre personave nën hetim ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal.

“Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriterete pluralitetit të personave(tre persona),kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material (pastrimi i produkteve të veprës penale të korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”, thuhet në vendimin e Apelit të Posaçëm.

 

Po ashtu, në vendimin e Apelit të GJKKO-së janë zbardhur të gjitha shkrimet denigruese, fyese dhe kërcënuese ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve./ CNA.al


Shtuar 9.04.2025 09:40