“Betohem në Zot një sekondë më ka shpëtuar”, Gjesti tregon se pse fali namaz në BBVA

Gjesti ka kaluar mbi 150 ditë në një izolim dhe natyrisht se ka një ngarkesë të rënduar emocionale e psikologjike.

Ai pas daljes nga Big Brother i Kosovës kaloi menjëherë në atë të Shqipërisë, ku ky edicion nisi më 21 dhjetor.

Banori nga Peja e ka thënë disa herë se është lodhur, nuk po ndihet mirë, e madje ka kërkuar edhe largimin nga shtëpia.

Në një bisedë me Danja Kokën, artisti shqiptar i thotë se ka qenë duke dalë për vetëm një sekondë.

“Kam qenë duke dalë, për pak. Një sekond i madh ka qenë. Betohem në Zot një sekondë më ka shpëtuar”, u shpreh ai.

Tutje gjatë bisedës kur u pyet se çfarë e ndaloi, i njëjti theksoi: “Ai sekondë ishtë që u çova dhe jam falur”.

Gjesti po lufton dhe po shpreson shumë që ta marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.


Shtuar 20.03.2025 17:16

Tags: ,