Nën masën “arrest shtëpie”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Pasi u lirua nga Apeli i GJKKO-së nga izolimi në qeli në “arrest shtëpie”, biznesmeni i arrestuar me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, Elman Abule, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se paraqitja e tij në SPAK, ka të bëjë me marrjen në pyetje si person nën hetim.

Më herët, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni

Abules, që akuzohet për pastrim parash, iu zbut masa nga arrest në burg në arrest shtëpiak nga gjyqtari Engert Pëllumbi, për shkak të rrethanave familjare.


Shtuar 19.03.2025 10:24