Arrijnë 500 mijë vaksina “Sinovak”, sa para u kushtuan qytetarëve? (VIDEO)

Ky aeroplan i nisur nga Kina, në mesditë ateroi në Shkup. Me vete ka sasinë më të madhe të vaksinave që ka arritur deri më tani në vend.

Është aeroplani i dytë që sot erdhi nga Republika Popullore e Kinës, në total me vete sollën 500 mijë vaksina “Sinovak”.

Për ta pritur doli ambasadori Kinez bashkë me sekretaren shtetërore Ivanka Stojanoski.

“Organizata e Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar vaksinën “Sinovac” për përdorim emergjent më 1 qershor. Ashtu si vaksinat Sinopharm, edhe Sinovak është vaksinë e pa aktivizuar. Kina tani ka vaksinuar qytetarët nga mosha 3 deri në 100 vjeç. Më shumë se 1.1 miliard doza të vaksinës janë administruar në Kinë. Unë besoj që vaksinat do të ndihmojnë Maqedoninë e Veriut që të fitoj imunitet kolektiv që të mund të mbroj jetët dhe shëndetin qytetarëve”, Zhang Sou.

Meqenëse është sasia më e madhe e vaksinave të ardhura në vend, jo si donacion por të blera, sekretarja shtetërore u pyet se sa kanë kushtuar të njëjtat?

“Sipas kontratave që kemi bërë me firmat të cilat prodhojnë vaksina jemi të detyruar që çmimin mos ta tregojmë”, deklaroi Stojanoski.

Vaksinat do të shpërndahet në të gjitha qytetet e vendit. Nga Ministria e Shëndetësisë deklarojnë, se me këtë sasi të vaksinave pritet përshpejtimi i arritjes së imunitetit kolektiv.


Shtuar 27.06.2021 18:50