Skandali në Maqedoninë e Veriut/ Zv. kryeministri: Askush s’mund ta mohojë gjuhën shqipe! Anëtari i ‘Kushtetueses’: Ka një defekt te ligjet

Zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka komentuar debatin për gjuhën shqipe.

“Përdorimi i gjuhës shqipe është e drejtë kushtetuese, këtë s’mund ta tjetërsojë askush, por ka pas tek ligji i gjuhëve, ka pasur iniciativa pas dërgimit të qeverisë së kaluar, këto janë tema që janë hapur me iniciativa të ndryshme në Gjykatën Kushtetuese, sido që të jetë për opinioni në Shqipëri dhe më gjerë askush nuk mund ta mohojë gjuhën shqipe, uroj që edhe Gjykata Kushtetuese do jetë në nivel të detyrës se s’ka të bëjë vetëm me temë juridike por edhe politike. Veç se duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe kështu si e cunguar që është.

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe në këtë frymë duhet të veprojë edhe Gjykata Kushtetuese. E kam për gjykatësit maqedonas, kur është përmbyll marrëveshja e Ohrit dhe kur është bërë Kushtetuta e re kemi lejuar që si shqiptarë ligjet që sillen pa badinter të aprovohen pa badinter, humbet shumë energji për të sjellë një ligj për avancimin e çështjes shqiptare. Jemi në komunikim, ambasadori shqiptar që është në Maqedoni.”, tha Mexhiti.

Nga ana tjetër, Kadri Osmani, anëtar i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu shqiptar tha se ka një defet në Kushtetutë për ligjet që dërgon Parlamenti.

“Po zhvillohet një procedurë e ngarkuar dhe e dendur rreth debatit dhe çështjes së gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Konform amendamentit në Kushtetutën aktuale pranohet si një vlerë mjaft e rëndësishme çështja e gjuhës shqipe, që të sanksionohet dhe rregullohet me Kushtetutë, si gjuhë zyrtare në nivel të shtetit.

Pas miratimit të ligjit i cili u soll në 2019 filluan iniciativa se ligji nuk ka baza kushtetuese. Kontestohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare. Në seancën e 11 dhjetorit e bojkotojmë seancën e gjyqësorit dhe nuk do të marrim pjesë. Është defekt i Kushtetutës se për ligje që Parlamenti i sjell me shumicë të dyfishtë duhet vetëm një dispozitë në Kushtetutë se për ato ligje edhe për Gjykatën Kushtetuese duhet të zbatohet parimi i badinterit.”, tha Osmani.


Shtuar 9.12.2024 18:22