Pas 72 orëve qëndrim në Shqipëri, sot 12 emigranët u larguan nga Gjadra drejt Italisë. Ata u moren këtë mengjes nga kampi dhe më pas u bë nisja nga Shëngjini me anijen e rojes bregdetare italiane që udhëtoi drejt Barit.
Menjëherë pas nisjes së emigrantëve, mediat italiane kanë raportuar se qeveria nuk do tërhiqet.
“Një transferimi i ri pritet këtë javë”, shkruan la Repubblica.
Largimi i emigrantëve vjen pas vendimit të Gjykatës së Romës. Ky vendim është marrë në bazë të legjilacionit të Gjykatës Europiane.
Sipas vendimit shkelen të drejtat e emigrantëve, pasi ende nuk dihen plotësisht kushtet në të cilat do të mbahen.
Meloni do të thërrasë ditën e hënë qeverinë për të diskutuar mbi vendimarrjen.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Matteo Matteo Piantedosi, tha se “vendimi do të apelohet deri në Gjykatën e Kasacionit. Ne do të vazhdojmë me atë që Italia po arrin në Shqipëri dhe më tej do të bëhet ligj europian”.