Blushi: Investimi i fermerëve të Korçës do të përfundojë në kanal këtë vit, PL do japë 30 mld euro në vit për bujqësinë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi shkruan se puna, djersa dhe investimi i fermerëve të Korçës që prodhuan qepë do të përfundojë në kanal edhe këtë vit.

Ai shton se mijëra kuintalë po kalben pa gjetur treg sepse Qeveria mbështet vetëm importin dhe jo prodhuesin vendas.

Blushi: Puna, djersa dhe investimi i fermerëve të Korçës që prodhuan qepë do të përfundojë në kanal edhe këtë vit. Mijëra kuintalë po kalben pa gjetur treg sepse Qeveria mbështet vetëm importin dhe jo prodhuesin vendas.

Me Partinë e Lirisë prodhimet e fermerëve shqiptarë nuk do të shkojnë dëm. Ne angazhohemi për mbështetje përmes pagesave direkte dhe masave konkrete. 30 miliard lekë çdo vit për bujqësinë, me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.

Pagesë direkte për sipërfaqet e mbjella me perime në fushë të hapur me 1000 Euro/hektar ose 100 Euro/dynym dhe pa kufizim të sezonit të mbjelljeve. Pagesë direkte për sipërfaqet e mbjella me perime në sera me 3500 Euro/hektar ose 350 Euro/dynym dhe pa kufizim të sezonit të mbjelljeve.

Pagesë grant e menjëhershme 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar dhe përjashtim nga taksat e tatimet për 5 vite. Bujqësia është një nga 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus.


Shtuar 18.10.2024 12:48