Sot nis viti i ri akademik! Studentët nisin universitetet, bojkot te Ekonomiku

Ditën e sotme nis viti i ri akademik për mijëra studentë, ku më shumë se 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në në auditorët e universitetit.

Këtë vit të ri akademik ndryshe nga vitet e tjera kemi riorganizimi të disa prej programeve të studimit në universitete për të mos rrezikuar mbylljen e tyre, siç janë degët ekzakte (fizik, matematik dhe kimi). Regjistrim të lartë ka pasur të studentëve që në raundin e parë, duke plotësuar pothuajse kuotat e degëve më të kërkuara nga të rinjtë si ata të IT dhe mjekësisë.
Mirëpo, studentë të Fakultetit Ekonomik e kanë nis vitin e ri akademik me bojkot. Ata dënojnë aktin e dhunës së Prof Mirdaim Axhami ndaj koleges së tij Liljana Billa, ngjarje e ndodhur në korrik të këtij viti.
Disa studentë kanë dalë me pankarta në hyrje të këtij fakulteti ku shkruhet se profesor Axhami duhet të ishte në burg për dhunën e ushtruar, ndërsa në një pankartë tjetër bëjnë thirrje që dhuna të jetë larg tempullit të dijes.


Shtuar 7.10.2024 11:40