Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktorja e njohur

Aktorja Erica Ash, e cila luajti në filmin “Scary Movie”, ka humbur betejën e saj me kancerin.

Aktorja amerikane ishte gjithashtu e njohur për paraqitjen në shfaqjen komedike të Fox sketch Mad TV dhe reality show-n BET Real Husbands of Hollywood.

“Erica ishte një grua e mahnitshme dhe artiste e talentuar që preku jetë të panumërta me zgjuarsinë e saj të mprehtë, humorin dhe dëshirën e vërtetë për jetën”, tha familja e saj në një deklaratë.


Shtuar 30.07.2024 08:04