Parashikimi i motit 30 Korrik 2024, temperaturat e larta mbërthenjnë vendin

Orët e para të ditës në vendin tonë, mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore, pritet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave. Por mesdita dhe kryesisht orët vijuese i theksojnë lehtësisht vranësirat, duke bërë që të kemi shfaqje të tyre edhe në qytetet e zonës së ulët.

Vranësirat më të fokusuar ado të jenë në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 40°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.


Shtuar 30.07.2024 07:25