Përfshihet nga flakët pallati, banorët arrijnë të shpëtojnë

Një zjarr ka rënë pak më parë në një pallat në qytetin e Bilishtit.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.

Mësohet se është djegur çatia e pallatit, por me ndërhyrjen e zjarrfikëseve flakët janë lokalizuar, duke mos u përhapur nëpër banesa.

Dyshohet janë se flakët kanë nisur nga oxhaku, por shkaqet e sakta ende nuk dihen. Policia tha se po e heton ngjarjen.


Shtuar 10.02.2020 22:44