“Në Torino jam ndjerë mirë”, Higuain tregon arsyen pse Sarri u shkarkuar nga Juve

Gonzalo Higuain, ish-sulmuesi i Juventus, ka folut në Bobo TV në lidhje me të kaluarën e tij te bardhezinjtë dhe për trajnerin Maurizio Sarri.

“Kur luaja te Real Madrid isha një qendërsulmues, ndërsa me Sarri-n dhe tek Juventus kam mësuar të ndihmoj skuadrën. Në Torino, në fund, kam luajtur pothuajse si mesfushor. Kjo do të thotë se futbolli ka ndryshuar shumë në vitet e fundit”, ka thënë Pipita.

“Në Torino jam ndier mirë, një qytet shumë i qetë, arrija ët shkoja në palestër çdo ditë. Në Napoli ishte një botë tjetër”.

I pyetur pse aventura e Sarri-t tek Juventus nuk zgjati shumë, Higuain ka thënë:

“Besoj se lojtarët nuk e kanë kuptuar mënyrën e tij të lojës, nuk arritur të imponojë ekipit lojën e tij dhe klubi ka vendosur të shkarkoj pas një viti. Por ky është vendimi im”.


Shtuar 15.06.2021 09:46